Në Mamushë arrestohen tre persona, policia u gjeti marihuanë dhe armë

Kronikë e zezë

Në Mamushë arrestohen tre persona, policia u gjeti marihuanë dhe armë

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Mamushë, pasi që të njëjtit kishin kërkuar nga një person tjetër të blejë substancë narkotike nga ta, dhe e kishin kanosur.

“Me 23.10.2021 ankuesi mashkull ka raportuar se është kanosur nga një i dyshuar mashkull sipas tij i dyshuari me dy të dyshuar të tjerë kanë kërkuar nga viktima të blej substancë narkotike nga ta.

Policia ka arrestuar tre të dyshuarit meshkuj dhe në veturat e tyre janë gjetur dhe konfiskuar tri qese me substancë narkotike marihuanë me peshë 77.74 gram një revole pa fishekë si dhe gjëra të tjera që lidhen me rastin, po ashtu janë konfiskuar edhe dy veturat e të dyshuarve”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat