Policia e Kosovës arreston një të dyshuar për veprën penale “Dhënie e ryshfetit”

Kronikë e zezë

Policia e Kosovës arreston një të dyshuar për veprën penale “Dhënie e ryshfetit”

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 12:07
Ilustrim

Më datën 25.10.2021 në orën 08:40 , në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë,  në hyrje nga Republika e Serbisë për në Republikën e Kosovës, ka ardhur një automjet me targa të Republikës së Serbisë në të cilin ishin dy persona,  shtetas të Serbisë.

Gjatë kontrollimit dhe regjistrimit  të dokumenteve të personave dhe automjetit, i dyshuari ka prezantuar dokumentet e nevojshme por nuk ka prezantuar dëshmi për bashkudhëtarin e tij, për kushtet e hyrjes në Republikën e Kosovës, i cili nuk kishte vaksinim të plotë kundër COVID-19. Nga zyrtarët policorë bashkudhëtarit i është refuzuar hyrja në RKS,  bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës  për masat mbrojtëse kundër Covid-19.

Me këtë rast i dyshuari G.S. (1964),  i ka ofruar ryshfet (10 euro) zyrtarit policor në kabinën e kontrollit, me qëllim të lejimit të hyrjes në RKS edhe për bashkudhëtarin i cili nuk plotësonte kushtet e hyrjes në RKS . Personi i dyshuar është arrestuar nga zyrtarët policorë dhe për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Dhënia e ryshfetit”

Personi i dyshuar është intervistuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat