Arrestohet një person i kërkuar për shitje të narkotikëve në Ferizaj

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i kërkuar për shitje të narkotikëve në Ferizaj

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar , ka arritur që sot në të arrestojë një person në me inicialet G.H (M/K) i moshës 51 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve,substancave psikotrope dhe analoge’’, me dënim burgimi prej gjashtë (6) muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat