Aktakuzë ndaj një personi për veprën penale dhunimi

Kronikë e zezë

Aktakuzë ndaj një personi për veprën penale dhunimi

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 15:27
Prokuroria Themelore Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.K., për shkak të veprës penale “Dhunimi”, nga neni 227, paragraf 7, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria njofton se,  më 23 shtator 2021,  i pandehuri sipas marrëveshjes paraprake me të miturën, me veturën e tij e ka pritur të njëjtën në dalje të fshatit Janosh, Komuna e Gjakovës, ku së bashku kishin shkuar në shtëpinë e të pandehurit, në fshatin Vitomericë, Komuna e Pejës.

Nga data 23 shtator 2021 e deri më 29 shtator 2021, për të iu shmangur familjarëve e policisë, kanë lëvizur në lokacione të ndryshme, ku gjatë gjithë kësaj kohe i pandehuri e ka detyruar të miturën, të kryej marrëdhënie seksuale në vazhdimësi.

Pas disa veprimeve operative nga ana e zyrtarëve policorë, është arritur të lokalizohet vendi dhe të arrestohet i pandehuri.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri E.K., të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat