​Ndalohet një person për kontrabandë me karburante në veri

Kronikë e zezë

​Ndalohet një person për kontrabandë me karburante në veri

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 17:37
Foto ilustrim

Policia Kufitare e Kosovës ka ndaluar sot personin me inicialet T.E. (2000) për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tij, e cila ishte me targa të Serbisë, ka gjetur 1300 litra karburante kontrabandë.

Gjatë kryerjes së detyrave të rregullta patrulluese në zonën e fshatit Tresavë policia ka ndaluar personin e dyshuar dhe me adresë vendbanimi në Novi Pazar - Republika e Serbisë, i cili dyshohet se kishte kryer veprime të kundërligjshme, kalim të paautorizuar të kufirit dhe dyshohej për kontrabandë.

Gjatë kontrollit të brendshëm të automjetit u konstatua se i dyshuari transportonte derivate, si dhe në automjetin e tij me targa të Serbisë nuk kishte të vendosura stikersat në targa.

Rasti është iniciuar nga autoritetet kompetente policore për procedura të mëtejme ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat