Gjilan: Vdes një person pasi u rrokullis me traktorin e ngarkuar me dru

Kronikë e zezë

Gjilan: Vdes një person pasi u rrokullis me traktorin e ngarkuar me dru

Nga: H.O. Më: 27 tetor 2021 Në ora: 08:38
Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se një person në fshatin Shurdhan në Gjilan ka shkaktuar një vetëaksident me traktor, duke humbur jetën.

Policia njofton se i njëjti duke drejtuar një traktor me rimorkio të ngarkuar me dru kishte humbur kontrollin dhe si pasojë e rrokullisjes ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.

Raporti i plotë:

VET AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Fsh. Shurdhan, Gjilan 26.10.2021 – 16:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar traktorin me rimorkio të ngarkuar me dru kishte humbur kontrollin mbi drejtimi e traktorit, si pasojë ishte rrokullisur dhe kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, nga mjeku  është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat