Gjakovë, arrestohen tre persona për posedim të drogës

Kronikë e zezë

Gjakovë, arrestohen tre persona për posedim të drogës

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 08:54
Ilustrim

Policia të martën ka arrestuar tre persona në fshatin Stubëll të Gjakovës, tek të cilët janë gjetur mbi 5.5 kg. substancë narkotike të llojit marihuanë.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se të martën njësitë e policisë me urdhëresë të gjykatës kanë bërë kontroll në shtëpitë e tre të dyshuarve meshkuj kosovarë.

“Gjatë bastisjes janë sekuestruar 5 kg e 571 gram substanca të dyshuara të llojit marihuanë, tri vetura, katër telefona, një armë gjuetie dhe një granatë dore”, thuhet në njoftim.

Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat