​Në Skenderaj sekuestrohen dy armë zjarri

Kronikë e zezë

​Në Skenderaj sekuestrohen dy armë zjarri

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, në vazhdimësi të veprimeve hetimore për identifikimin e të dyshuarve dhe sekuestrimin e armëve gjatë ditës së sotme kanë sekuestruar dy armë zjarri.

Mbi bazën e informacioneve dhe veprimeve hetimore, në orët e paradites së sotme, në Prekaz të Skenderajt, janë identifikuar dy persona të dyshuar, mbi dyshimet e bazuara se në orët e mbrëmjes të datës 17 tetor 2021, në shenjë festimi kanë shtënë me armë zjarri.

Në cilësi të provave materiale, nga dy të dyshuarit E. L., 25-vjeç dhe A. L., 31-vjeç, shtetas të Kosovës, janë sekuestruar dy armë zjarri një pushkë automatike dhe një pistoletë.

Mbi dyshimet për armëmbajtje pa leje dhe për përdorim të armës, janë intervistuar dy të dyshuarit, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar rasti për veprat penale mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve dhe përdorim i armës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat