Në gjendje të dehur shkaktoi aksident zingjiror në Ferizaj, Policia arreston 25 vjeçarin

Kronikë e zezë

Në gjendje të dehur shkaktoi aksident zingjiror në Ferizaj, Policia arreston 25 vjeçarin

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 25 vjeçar I cili shkaktoi një aksident zinxhiror dhe ishte nën ndikimin e alkoolit.

Në këtë aksident, lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar në Qendrën Emergjente të Ferizajt për trajtim.

“Policia Rajonale e Ferizajt, mbrëmë rreth orës 22:57 ka pranuar një informacion se në rr. ‘Rexhep Bislimi ’’ tek semaforët është një rast aksident komunikacioni me lëndime.

Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes , ku në këtë aksident ishin të përfshira tri automjete civile të udhëtarëve me targa vendore.

Deri te aksidenti ka ardhur kur njëri automjet i cili po qarkullonte nga rruga “Rexhep Bislimi” Ferizaj në drejtim të Gjilanit , me të arritur tek semaforët, shkakton aksident zinxhiror në dy automjete  tjera , të cilët ishin të ndaluara në pritje në shenjën e  semaforit.

Më këtë rast, përveç dëmeve të shkaktuara materiale në të tri automjetet , lëndime trupore pësojnë tre  persona të cilët për ndihmë mjekësore dërgohen në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Ndërkaq, policia ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj shkaktarin e aksidentit me inicialet Sh.Q (M/K) i moshës 25 vjeçar, i cili po drejtonte automjetin e tij  edhe nën ndikimin e alkoolit , ku pasi është testuar me alkooltest ka rezultuar 2.49 promila.

I njëjti, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore “, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat