Policia ndalon një person në Suharekë, i dyshuar për fajde

Kronikë

Policia ndalon një person në Suharekë, i dyshuar për fajde

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një person në Suharekë, i dyshuar për fajde.

Policia njofton se personi i dyshuar mashkull i kishte dhënë 500 euro borxh një personi,e më pas i kishte kërkuar t’ia kthejë 900 euro.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga i dyshuari mashkull kosovar i ka marr për kthim një shumë parash prej 500€, por pasi për një kohë nuk i ka kthyer borxhin, i dyshuari i ka kërkuar që t’i kthejë 900€.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat