Prokurori i shtetit: Brenda 24 orëve ngritën 73 aktakuza

Kronikë e zezë

Prokurori i shtetit: Brenda 24 orëve ngritën 73 aktakuza

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 73 aktakuza kundër 93 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, 13 persona, si dhe janë bërë 6 kërkesa për caktim të paraburgimit të 8 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, Prokurori i Shtetit, ka bërë dy 2 kërkesa për sekuestrimin e katër 4 telefonave dhe një 1 laptop.

Një kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm të tre telefonave, për shkak të dyshimit  se janë përdorur për t’u kryer vepra penale “Trafikimi me njerëz”.

Një kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm të një telefoni dhe një laptopi, për shkak të dyshimit se janë përdorur për t’u kryer vepra penale “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat