Arrestohen 23 të dyshuar për keqtrajtim apo braktisje të fëmijës

Kronikë e zezë

Arrestohen 23 të dyshuar për keqtrajtim apo braktisje të fëmijës

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 13:10
Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë duke e zbatuar planin operativ ‘identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit’.

Ky plan është zbatuar në tërë territorin e vendit nga data 25.10.2021 deri me datë 29.10.2021.

Në njoftimin e PK-së thuhet se gjatë zbatimit të këtij plani operativ janë kryer këto veprime:

• Identifikimi i 18 fëmijëve lëmoshe kërkues, prej tyre 11 shtetas kosovarë dhe 7 shtetas të Shqipërisë,
• Identifikimi i 23 lëmoshe kërkuesve të rritur, prej tyre 11 shtetas kosovarë dhe 12 shtetas të Shqipërisë,
• Numri i të dyshuarve gjithsej 23 persona.

Në konsultim me Prokuroritë përkatëse, janë iniciuar gjithsej 15 raste ndaj 23 të dyshuarve për ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’.

Të dyshuarit janë prindër të fëmijëve lëmoshë kërkues. 18 fëmijë janë referuar në QPS-të përkatëse për trajtim të mëtejmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat