Policia jep detaje për personin që u ther me thikë në qendër të Prishtinës

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për personin që u ther me thikë në qendër të Prishtinës

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 14:57
Ilustrim

Theret me thikë një 25 vjeçar në Prishtinë

Një 25-vjeçar është therur me thikë këtë të enjte në Prishtinë.

Nga policia kanë bërë të ditur se ai është therur me thikë sot rreth orës 14:00 në rrugën “Edit Durhan”.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka treguar se ai është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 14 :00, kemi marrë informatën për një person të lënduar në rrugë "Edit Durham" në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që viktima një mashkull rreth 25 vjeç, ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, tregoi Ahmeti.

Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat