Vjedhin 20 makina për prodhimin e kriptovalutave në Zubin Potok

Kronikë

Vjedhin 20 makina për prodhimin e kriptovalutave në Zubin Potok

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 12:53
20 makinat e vjedhura për prodhimin e kriptovalutave

Persona deri më tani të pa njohur nga një objekt përcjellës i një shtëpie në fshatin Çaber të Zubin Potokut, kanë vjedhur 20 makina për prodhim të valutave dhe 120 kartela grafike.

Rasti është raportuar më 5 nëntor ndërkohë hetimet po vazhdojnë.

“Fsh. Çaber, Zubin Potok 05.11.2021 – 20:35.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga person/a deri më tani të pa njohur nga objekti përcjellës i shtëpisë i kanë vjedhur 20 makina për prodhim të valutave dhe 120 kartela grafike. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat