Paraburgim për të dyshuarin për shitblerje të kokainës në Kaçanik

Kronikë e zezë

Paraburgim për të dyshuarin për shitblerje të kokainës në Kaçanik

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 15:22
I pandehuri më 5 nëntor 2021, në shtëpinë e tij në Kaçanik, pa autorizim ka blerë dhe poseduar me qëllim të shitjes apo shpërndarjes substanca apo preparate

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër S.Sh., i dyshuar për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Gjykata ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 5 nëntor 2021, në shtëpinë e tij në Kaçanik, pa autorizim ka blerë dhe poseduar me qëllim të shitjes apo shpërndarjes substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë.

Në ditën kur Policia bastisi shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij, janë gjetur dhe sekuestruar 47 doza me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 14.9 gram, një dozë me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 0.3 gram, 27 copë tableta me substancë të dyshuar të llojit Ekstazi dhe pesë copë tableta të ndara në copa më të vogla me substancë të dyshuar të llojit Ekstazi, të gjitha këto të përgatitura për shitje.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj”, thuhet në kumtesën e kësaj gjykate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat