Policia jep detaje për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 10:07
Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për një tentim vrasje që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:50 në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

Policia njofton se viktima mashkull ishte gjetur i lënduar pasi ishte goditë dhe therë me thikë nga një person i mitur i panjohur i cili gjendet në arrati.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, viktima me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKUK dhe shtrirë në spital për tretman të mëtejme mjekësor, me gjendje stabile sipas mjekëve”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat