Djalit të Burim Berishës i vidhet vetura

Kronikë e zezë

Djalit të Burim Berishës i vidhet vetura

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 16:10
Burim Berisha

Gazeta merr vesh se djalit të kryetarit të komunës së Fushë Kosovës, Burim Berishës i është vjedhur vetura.

Sipas burimeve, Guri Berishës, djalit të kryetarit, të dielën pasdite i është vjedhur vetura.

Rasti është konfirmuar edhe në raportin e Policisë së Kosovës.

”Rr. Drenica, Fushë Kosovë, 07.11.2021 – 19:10. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga personi, persona të panjohur i është vjedhur vetura e tij me targa vendore. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat