Dy të lënduar në aksidentin në Lupç të Podujevës

Kronikë e zezë

Dy të lënduar në aksidentin në Lupç të Podujevës

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Lupç të Podujevës.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Në aksident ishin të përfshira dy vetura.

Kështu tha Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.

Rreth orës 17:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë. Në aksident janë përfshirë dy automjete”.

“Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar ndihma mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjell deri te aksidenti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat