Kontrabandë, policia i konfiskon tetë metra dru një qytetari nga Vitia

Kronikë e zezë

Kontrabandë, policia i konfiskon tetë metra dru një qytetari nga Vitia

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Policia e Kosovës gjatë patrullimit në fshatin Kabash të Vitisë, ka takuar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili në kamionin e tij kishte të ngarkuara 8 m3 pa dokumente përkatëse.

I dyshuari ka treguar se i ka blerë nga një person i Maqedonisë së Veriut.

Me vendim të prokurorit drutë i janë sekuestruar, ndërsa kamioni i është liruar.

Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat