Plagoset një person në Fushë-Kosovë, i dyshuari në arrati

Kronikë e zezë

Plagoset një person në Fushë-Kosovë, i dyshuari në arrati

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 12:13
Ilustrim

Sot është plagosur një person në rrugën “Nënë Tereza”, në Fushë Kosovë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth  orës 09:30, policia  ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.  Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore.  Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast  një person është plagosur, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.

Ahmeti konfirmoi se i dyshuari është identifikuar dhe se është në kërkim të policisë.

“Lidhur me këtë rast është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për  sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë më tutje ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat