Istog: Shembet muri, vdes tragjikisht një person

Kronikë e zezë

Istog: Shembet muri, vdes tragjikisht një person

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

Një person ka mbetur i vdekur pas rrëzimit të një muri në fshatin Vrellë të Istogut.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 9 përmes telefonit Policia është informuar se tek një mulli në fshatin Vrellë në Istog është rrëzuar një mur dhe e ka zënë një person.

Personi i lënduar është dërguar në Spitalin e Pejës ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat