Suharekë, gjendet një granatë dore dhe disa fishekë

Kronikë e zezë

Suharekë, gjendet një granatë dore dhe disa fishekë

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Një person nga fshati Vraniq i Suharekës ka hasur në dy mjete shpërthyese.

Policia e Kosovës njofton se mjetet e dyshuara shpërthyese ishin një granatë dore dhe disa fishekë.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti policor dhe ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.

Ndërsa njësiti për deminim i FSK-së në vendin e ngjarjes e bërë shpërthimin e mjeteve shpërthyese”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat