​Kanos motrën me thikë, një muaj paraburgim

Kronikë e zezë

​Kanos motrën me thikë, një muaj paraburgim

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës një muaj paraburgim ndaj të pandehurit Q.M. shtetas kosovar, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale kanosja.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Divizioni Penal, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 14.11.2021, në shtëpinë e tyre në Ferizaj, ka kanosur me fjalë motrën e tij Ç.M.,

Në atë mënyrë që kjo e fundit pasi ishte kthyer nga puna, i pandehuri e kishte pyetur “Se ku ke qenë”, duke e kërcënuar pastaj me thikë.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat