Policia ka sekuestruar një armë zjarri në Prishtinë

Kronikë e zezë

Policia ka sekuestruar një armë zjarri në Prishtinë

Nga: A.SH Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 09:44
Foto

Policia e Kosovës, dje kanë ndaluar një veturë të tipit Range Rover dhe kanë sekuestruar një armë zjarri.

“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e Njësitit të reagimit të shpejtë, sot rreth orës 14:30, në rrugën “Tirana” në Prishtinë, për kontrollë rutinore, kanë ndaluar një veturë të tipit Range Rover.

Pas një kontrolli të detajuar që i është bërë (dy) personave dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj:

-një armë të shkurtë

– në karikatorë si dhe

-6 fishekë.

I dyshuari;

-F.S,mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar për intervistim,në stacionin policor qendra në Prishtinë.

Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës dhe i njëjti më pas me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat