Në Shtime arrestohet 83-vjeçari për dhunë ndaj gruas së tij

Kronikë e zezë

Në Shtime arrestohet 83-vjeçari për dhunë ndaj gruas së tij

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 14:30 ka pranuar një informacion se në rrugën “Komandant Kumanova” në Shtime është një rast i dhunës në familje.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar A.A. (83), i cili kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij, S.A. (72), duke i shkaktuar lëndime trupore.

Për këtë e njëjta ka pranuar tretman mjekësorë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime.

Policia, të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit nga Njësia e Hetimeve – Sektori i Dhunës në Familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat