Arrestohen katër persona të kërkuar në Pejë

Kronikë e zezë

Arrestohen katër persona të kërkuar në Pejë

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Stacioni i Policisë në Pejë ka njoftuar se ka arrestuar katër persona me Urdhëresa të Gjykatës e të dënuar me burg efektiv.

Dy nga personat e arrestuar janë dërguar në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, ndërsa dy të tjerë në Gjykatën Themelore në Pejë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore.

“Policia e Kosovës – Stacioni Policor nё Pejë, me datë 18.11.2021, me qëllim të realizimit të urdhëresës së Gjykatës Themelore Pejë, ka realizuar planin operativ ”Ekzekutimi i Urdhëresave penale me burg”.

Janë kërkuar për arrestim gjithsejtë shtatë (7) persona të kërkuar me Urdhëresa të Gjykatës e të dënuar me burg efektiv për vepra të ndryshme penale, katër (4) nga ta janë arrestuar.” thuhej në një njoftim për media të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat