Kapen me drogë, arrestohen tre persona

Kronikë e zezë

Kapen me drogë, arrestohen tre persona

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 09:24
Ilustrim

Policia ka bërë të ditur se dje në Gjilan janë arrestuar tre persona pasi që tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar qese të marihuanës dhe kokainës.

”Janë gjetur dhe sekuestruar 12 qese të vogla me substancë të dyshuar marihuanë me peshë prej 21.33 gram, një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 0.16 gran, një pako me rizlla dhe 50 qese të vogla minigripa”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokuror i shtetit me vendim të së cilit dy nga tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa një i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat