Dy persona të lënduar në vendin e punës, brenda 24 orëve

Kronikë e zezë

Dy persona të lënduar në vendin e punës, brenda 24 orëve

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë nga Policia e Kosovës janë raportuar dy raste të dy personave që janë lënduar në vendin e punës.

Rasti i parë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në kryeqytet, ku një person i cili ishte duke punuar ka pësuar lëndime trupore. Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërkohë, rasti i dytë ka ndodhur dje në mesditë në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, ku një punëtor i një fabrike të mobileve, ka pësuar lëndime derisa ishte duke punuar.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal, ku sipas deklaratave të mjekëve gjendje e tij tani është stabile.

Ndërkaq, Policia ka bërë të ditur se të dyja rastet janë duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat