Vdes një person në Drenas, rasti hapet si hetim i vdekjes

Kronikë e zezë

Vdes një person në Drenas, rasti hapet si hetim i vdekjes

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Një rast i “hetimit të vdekjes” është hapur dje në stacionin policor në Drenas.

Kjo pasi një personit i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe pasi është dërguar në QKMF në Gllogoc, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.

Policia njofton se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Gllogoc, 21.11.2021 – 15:05. Është raportuar se viktimës mashkull kosovar, i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe pasi  është dërguar në QKMF-Gllogoc, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat