Istog, i hyjnë hajnat në shtëpi dhe i vjedhin dy pistoleta

Kronikë e zezë

Istog, i hyjnë hajnat në shtëpi dhe i vjedhin dy pistoleta

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Një  vjedhje ka ndodhur në qytetin e Istogut. Sipas policisë një person kishte raportuar në polici se disa persona të panjohur kishin hyrë me forcë në shtëpinë e tij.

Pastaj  i kishin vjedhur dy pistoleta për të cilat kishte leje përkatëse për mbajtjen e tyre.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë shtëpisë së tij dhe nga aty i kanë vjedhur dy pistoleta me leje përkatëse, 150 copë fishekë dhe stoli ari. 

Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat