Me dokumente false e fitoi tenderin, arrestohet pronari i një kompanie

Kronikë e zezë

Me dokumente false e fitoi tenderin, arrestohet pronari i një kompanie

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se me dokumente false e ka fituar tenderin në Spitalin e Gjilanit.

“J.M, si pronar i kompanisë “Tribune” përmes prezantimit të dokumentacionit të rremë, ka arritur që të shpallet fitues në një tender për renovim dhe meremetim të objekteve spitalore, në Spitalin Regjional në Gjilan”, njofton Prokuroria Themelore e Gjilanit.

Ai dyshohet se ka kryer vepren penale “keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik”.

Arrestimi i tij është bërë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, në Gjilan.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Njësinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, në Gjilan, pas hetimeve të zhvilluara, ka ndaluar të dyshuarin J.M., në kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’’, nga neni 415 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Dyshohet se, i dyshuari J.S., si pronar i kompanisë ‘’Tribune’’, SH.P.K., Prishtinë, përmes prezantimit të dokumentacionit të rremë, ka arritur që të shpallet fitues në një tender për renovim dhe meremetim të objekteve spitalore, në Spitalin Regjional në Gjilan.

Me këto veprime, i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën e sipërshënuar penale dhe ndaj të njëjtit Prokuroria Themelore në Gjilan do të vazhdojë me procedura të mëtejme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat