Policia hyn në tri shkolla të Skenderajt, gjen pesë thika të ndryshme tek gjashtë nxënës

Kronikë e zezë

Policia hyn në tri shkolla të Skenderajt, gjen pesë thika të ndryshme tek gjashtë nxënës

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Gjatë bastisjes në tri shkolla të mesme të Skenderajt, policia ka gjetur dhe konfiskuar pesë thika dhe një shufër metalike te gjashtë nxënës.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt

“Lidhur me rastin, me 23.11.2021 njësitet policore (në bazë të urdhër-kontrollit) gjatë bastisjes në tri shkolla të mesme, te gjashtë (6) persona të dyshuar meshkuj kosovarë- nxënës, kanë gjetur dhe konfiskuar pesë (5) thika të ndryshme dhe një shufër metalike. 

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat