​Lëshonin teste fals COVID, arrestohet pronari i laboratorit dhe dy persona tjerë në Gjakovë

Kronikë e zezë

​Lëshonin teste fals COVID, arrestohet pronari i laboratorit dhe dy persona tjerë në Gjakovë

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në Gjakovë ka arrestuar sot pronarin e një laboratori dhe dy persona të tjerë nën dyshimet për falsifikim të testeve për koronavirus.

Siç thuhet në njoftim, pronari i laboratorit me inicialet A.SH. ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe falsifikim i dokumenteve ndërsa të dyshuarit me iniciale N.SH. dhe S.P. kanë kryer veprën penale falsifikim i dokumenteve.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe në prezencë të Avokatëve mbrojtës janë intervistuar.

Pas intervistimit është njoftuar Prokurori kompetent për të gjitha veprimet e ndërmarra dhe ndaj të dyshuarit A.Sh. lëshon aktvendim për ndalim 48 orë, ndërsa për të dyshuarit N.SH. dhe S.P. vendos të lirohen në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat