Aksident me të lënduar, bllokohet autostrada Prishtinë-Ferizaj

Kronikë e zezë

Aksident me të lënduar, bllokohet autostrada Prishtinë-Ferizaj

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 18:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku i ndodhur në autostradën Prishtinë-Ferizaj mes tri automjeteve, ka lënë tre persona të lënduar.

Policia ka konfirmuar aksidentin teksa ka thënë se aktualisht rruga në këtë lokacion është e mbyllur.

“Po është shkaktuar një aksident trafiku në autostradën, Ferizaj- Prishtinë, ku të përfshira janë 3 automjete, dhe deri tani raportohet për 3 persona të lënduar.

Rruga në këtë lokacion është e mbyllur deri të kryhet vendshikimi nga ekipet kompetente”, tha policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat