Dy të arrestuar për prerje ilegale të pyjeve në Bajshe të Istogut

Kronikë e zezë

Dy të arrestuar për prerje ilegale të pyjeve në Bajshe të Istogut

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 19:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

​Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës sot pasi janë kapur duke prerë drurë ilegalisht në zonën e Bjeshkës Bajshe Istog.

Policia ka ndaluar automjetin kamion i tipit Mercedes, me targa vendore, ku pas verifikimit nga zyrtarët policorë është konstatuar se në automjet ka drurë teknikë breu pa dokumentacione përkatëse.

Të dyshuarit N.Z. (1989) dhe V.H. (1982), shtetas kosovarë, me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë. Ndërsa sasia e drurëve është konfiskuar.

Po sot në zonën e bjeshkës së Radushës policia ka ndaluar një automjet tjetër-kamionetë e tipit Mercedes, po ashtu me targa vendore, ku gjatë kontrollit ka rezultuar se ka të ngarkuar drurë teknikë breu, pa dokumentacione përkatëse.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, është iniciuar edhe rasti për keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari po ashtu ndalohet për 48 orë. Po ashtu masa drurore prej 8.50 metra kub është sekuestruar.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat