Theret me thikë një person në Gjakovë

Kronikë e zezë

Theret me thikë një person në Gjakovë

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Mbrëmjen e së mërkurës një person ka pësuar lëndime të rënda trupore në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë.

I njëjti është therur me thikë nga persona të dyshuar dhe të panjohur për të.

Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe i njëjti sipas raportit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me këtë rast në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës nuk raportohet për të arrestuar teksa rasti është në hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat