Përleshje masive në Malishevë, dyshohet se përdorën boksa hekuri dhe shufra metalike

Kronikë e zezë

Përleshje masive në Malishevë, dyshohet se përdorën boksa hekuri dhe shufra metalike

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 21:12
Ilustrim

Një përleshje masive mes gjashtë personave ka ndodhur mbrëmjen e 24 nëntorit në Malishevë, ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Sipas deklaratave të të dyshuarave dhe informatave të siguruara, përleshja në mes tyre ka ndodhur para kafeterisë “Oriental” në Malishevë, ku në njërën anë kanë qenë tre persona dhe poashtu tre në anën e kundërt”.

“Përveç lëndime më serioze që ka pësuar një i dyshuar të tjerët nuk kanë pësuar lëndime te natyrës serioze”.

Më tej. Gjurkaj ka shtuar se dyshohet që gjatë përleshjes janë përdorur edhe shufra metalike dhe boksa hekuri por se policia nuk i ka gjetur në vend të ngjarje.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari i moshës madhore, është ndaluar për 48 orë, ndërsa pesë persona të tjerë janë liruar me procedurë të rregullt.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat