E keqtrajton psiqikisht motrën e tij, arrestohet gjakovari

Kronikë e zezë

E keqtrajton psiqikisht motrën e tij, arrestohet gjakovari

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton që është arrestuar një person në Gjakovë, pasi e kishte keqtrajtuar në mënyrë psikike motrën e tij. Pas kësaj  gruaja është strehuar në jetimore bashkë me fëmijët e saj.

E sipas policisë i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit po ashtu për shkak të agresivitetit te tij nuk iu kishte bërë as alkool testin dhe gjatë intervisitimit i njëjti i kishte thyer dy kompjuterë të Policisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka keqtrajtuar psiqikisht motrën e tij viktimën femër kosovare. Viktima se bashku me dy fëmijët e saj është strehuar në strehimore. I dyshuari ka qene nën ndikim të alkoolit por për shkak të agresivitetit të tij nuk ka iu është bërë alkool testin, dhe përderisa ka qenë në zyrat e intervistimit i ka thyer dy kompjuter pronë të Policisë së Kosovës.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat