Arrestohet një banor i Studeniçanit për vuajtjen e dënimit me burg

Kronikë

Arrestohet një banor i Studeniçanit për vuajtjen e dënimit me burg

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 12:39
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga MPB, nëpunës policor dje kanë privuar nga liria një person nga Studeniçani i kërkuar me urdhërarrest për vuajtjen e dënimit me burg

“Dje në orën 05:25 në fshatin Studeniçan të Shkupit nga nëpunës policor të Ekipit operativ hetues dhe Njësisë për polici intervenuese pranë SPB Shkup kanë arrestuar personin M. A (38) nga Studeniçani.

I cili është kërkuar me urdhërarrest për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej tre vjetësh e 10 muaj në SHNP Idrizovë”, theksojnë në MPB.

Nga MPB njoftojnë se personi në fjalë do t’i dorëzohet Institucionit ndëshkues përmirësues.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat