Iu gjetën marihuanë, thikë e sprej, arrestohen dy persona në Prishtinë

Kronikë e zezë

Iu gjetën marihuanë, thikë e sprej, arrestohen dy persona në Prishtinë

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Janë arrestuar dy persona në Prishtinë, pasi që të njëjtëve, gjatë një kontrolli nga ana e policisë u janë gjetur në posedim dhe konfiskuar sprej, thikë dhe tri qese me substancë narkotike, dyshohet për llojin marihuanë.

Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës bën të ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar.

Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Nuk jepen detaje tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat