Deminerët e FSK-së largojnë 75 mina të llojeve të ndryshme në Gjakovë

Kronikë e zezë

Deminerët e FSK-së largojnë 75 mina të llojeve të ndryshme në Gjakovë

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 09:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Një operacion 2 ditorë është zhvilluar  nga ekipet e deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës me 28-29 nëntor 2021, në zonën kufitare Kosovë-Shqipëri që ka zgjatur deri në orët e vona dhe në mote të vështirë.

Ekipet e Kompanisë së Deminimit kanë larguar 75 mina antipersonale të llojeve të ndryshme, bashkë me pjesë përbërëse që ndodheshin në fshatin Zylfaj të komunës së Gjakovës, mjetet ishin identifikuar nga banorët e zonës.

Puna profesionale e ekipeve të Deminimit të Gardës Kombëtarë, ka bërë që lokacioni të pastrohet nga këto mjete shumë të rrezikshme për qytetarët e kësaj zone.

Ekipet tona mbeten të përkushtuara të ofrojnë mjedis të sigurt për të gjithë banorët e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat