Përfshihet nga flakët një kamion në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Kronikë e zezë

Përfshihet nga flakët një kamion në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 12:00, është raportuar se në magjistralen Prishtinë-Ferizaj një kamion është përfshirë nga zjarri.

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës ka bërë të ditur se Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit.

Nuk raportohet për të lënduar, përderisa po trajtohen rrethanat e ngjarjes

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat