Detaje nga shpërthimi i bombolës së gazit në Prishtinë

Kronikë e zezë

Detaje nga shpërthimi i bombolës së gazit në Prishtinë

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Një grua ka pësuar lëndime trupore pas shpërthimit të një bombole gazi në shtëpinë e babait të saj.

Rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes në Prishtinë, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Prishtinë, 02.12.2021-14:45. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se në shtëpinë e babait të saj ka shpërthyer një bombolë gazi, e cila përdorej për ngrohje.

Si pasojë e shpërthimit, lëndime trupore ka pësuar viktima femër kosovare. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, ka bërë të ditur policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat