Kërcënoi me vdekje bashkëshorten, 1 muaj paraburgim për burrin nga Shtimja

Kronikë e zezë

Kërcënoi me vdekje bashkëshorten, 1 muaj paraburgim për burrin nga Shtimja

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 16:47
Ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H.K për kanosje të bashkëshortes së tij.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamenti i Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri më 1 dhjetor 2021, në fshatin Davidovc – Komuna Shtime, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, përmes telefonit ka kanosur seriozisht me fjalë se do ta privoj nga jeta të dëmtuarën bashkëshorten e tij B.K dhe familjen e saj, ku për të njëjtin rasti është hapur dhunë në familje ndaj të dëmtuarës nga i pandehuri, kjo
kanosje i ka shkaktuar shqetësim, frik dhe pasiguri të dëmtuarës dhe familjes së saj”,
thuhet në njoftimin e gjykatës

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1)
muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat