Gjendja e të plagosurit me thikë është stabile, pas pak minutash pritet të lirohet nga spitali

Kronikë e zezë

Gjendja e të plagosurit me thikë është stabile, pas pak minutash pritet të lirohet nga spitali

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 23:26
Foto ilustrim

Doktoresha kujdetare në Emergjencën e Prishtinës, Krenare Makolli në “Edicionin Special” ka folur për gjendjen shëndetësore të pacientit të therur me thikë në lagjen “Dardania” në Prisntinë.

Ajo bëri të ditur se gjendja e pacientit është stabile dhe pas pak minutash do të lirohet nga spitali.

“Pacienti është në gjendje stabile, është pranuar rreth 2 orë më parë, janë kryer të gjitha ekzaminimet, janë përpunuar plagët, me konsultat me mjek, kemi vendosur ta lirojmë dhe është në gjendje stabile. Për momentin e kemi ende në hapësirat e qendrën emergjente, është në përfundim të procedurave  dhe raporteve mjekësoire dhe për disa minutash do të lirohet”, u shpreh ajo.

Doktoresha tha se i plagosuri kishte një plagë në pjesën e shpinës.

“Ka një plagë që gjendet në pjesën e shpinës, rreth unalzave, janë kryer egzaminimet radiologjike dhe ato të thella, plaga është përpunuar dhe nuk është rezultuar se ka ndonjë lëndim serioz dhe për disa minuta do të jetë i lirë”, tha Makolli.

Tutje, ajo shtoi se disa e sotme ka qenë e mbingarkuar me pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat