Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Kronikë e zezë

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 09:03
Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë shënuar pesë raste të ”dhunës në familje”.

Të enjëten një burrë nga Prishtina ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga djali i tij me të meta psikike.Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në repartin Psikiatrik. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Po ashtu të enjëten rreth orës 13:30 është arrestuar një burrë nga Graqanica pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Po në të njëjtën ditë rreth orës 20:30 është arrestuar një burrë nga Gllogoci pasi që i njëjti në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Ndërkaq, edhe në Prizren është raportuar një rast i dhunës në familje ku një grua ka informuar se burri i saj, kishte ushtuar dhunë ndaj saj. Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

Ndërsa, rasti i fundit i dhunës në familje brenda 24 orëve është paraqitur dje në Deçan ku është arrestuar një burrë pasi që i njëjti e ka sulmuar psiqikisht dhe fizikisht motrën e tij. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat