Fëmijët në Lipjan të armatosur “deri në dhëmbë”

Kronikë e zezë

Fëmijët në Lipjan të armatosur “deri në dhëmbë”

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 09:11
Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar dy fëmijë të armatosur në Lipjan. Njëri me thikë, e tjetri me pistoletë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një thikë”, ka njoftuar Policia duke shtuar se me vendim të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu në Lipjan është arrestuar edhe një i mitur tjetër, i cili me vete kishte armë zjarri.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një pistolete me tre fishek”, thuhet në raportin e Policisë.

Ky i fundit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat