Rrahu prindërit e tij, arrestohet nga policia i dyshuari

Kronikë e zezë

Rrahu prindërit e tij, arrestohet nga policia i dyshuari

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar një person në Rahovec, për shkak të dhunës në familje.

I arrestuari dyshohet se ka rrahur prindërit e tij.

Në raportin 24-orësh, policia ka bërë të ditur se rrahja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje verbale.

“Dy viktimat , një mashkull dhe një femër kosovar -e (bashkëshortë ) kanë raportuar se, pas një mosmarrëveshje verbale  janë sulmuar fizikisht nga djali i tyre i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Tutje, përmes këtij raporti, policia njofton se rasti është në procedurë hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat