Aksident në Fushë Kosovë, lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

Aksident në Fushë Kosovë, lëndohen dy persona

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, ku janë  përfshirë dy vetura.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

  Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat