Demoloi orenditë në zyrën e një mjeku në QKMF në Drenas, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Demoloi orenditë në zyrën e një mjeku në QKMF në Drenas, arrestohet i dyshuari

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Drenas, pasi që i njëjti kishte demoluar orenditë në zyrën e një mjeku në QKMF në këtë komunë.

“ Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari kosovar pasi që i njëjti në zyrën e mjekut në QKMF – Gllogoc kishte demoluar orenditë.

Përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.

Ndërsa në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat